12 Shtator, 2018

I njihni këto vogëlushe? Ngjajnë si dy binjake, por…


Kanë vetëm dy javë diferencë, por ato të dyja do të rriten së bashku si pjesë e klanit Kardashian-Jenner.

Kylie ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një foto të Stormi Webste dhe Chicago West, të dyja 7-muajshe me veshje gjumi rozë.

21-vjeçarja ka postuar foto të kushërirave në shtrat së bashku, gati për gjumë. “Festa e gjumit” shkruan Kylie në diçiturën e postimit në “Instagram”.

Stormi është vajza e Kylie dhe Travis Scott. Ajo ka lindur më 1 shkurt dhe është fëmija i parë për Kylie.

Ndërsa Chicago është fëmija i tretë i Kim Kardashian dhe Kanye West, dhe lindi më 15 janar. Ndërkohë Kim ka dhe vajzën North 5 vjeçe dhe djalin Saint 3 vjeç. Chicago lindi nga një nënë mbartëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al