12 Prill, 2019

I mbyllën “Instagram”-in, 21-vjeçarja shpërthen në të qara: Jeta ime s’ka kuptim, nuk di të bëj asnjë punë (VIDEO)


Një video e një 21-vjeçareje është bërë virale së fundmi, pas ajo shfaqet duke qarë se i kanë mbyllur profilin e saj në “Instagram”.

Ajo është Jessy Taylor nga Florida dhe në llogarinë e saj në këtë rrjet sociale kishte me mbi 100 mijë ndjekës. Por duket se profili i saj u mbyll krejt papritur.

E pas mbylljes së “Instagram”-it 21-vjeçarja ka postuar një video ku dëgjohet të thotë se “për të jeta nuk ka kuptim, pasi nuk di të bëjë asnjë punë”.

Madje mediat e huaja shkruajnë se e reja ka telefonuar edhe policinë për të denoncuar këtë veprim. Por pasi videoja e saj bëri xhiron në rrjet, Jessy-t iu kthye profili i saj i “Instagram”-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al