20 Mars, 2023

I dha fund lidhjes me Kristin në “BBVIP”, Keisi zbulon arsyen e këtij vendimi: Mu errësuan sytë, më bëri të mendoja vetëm për…


Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë banorët  e “BBVIP” me vendimin e saj për tu ndarë nga Kristi.

Gjatë emisionit radiofonik që banorët zhvilluan brenda në shtëpi, modelja tregoi se te Kristi gjeti një person që mund t’i besonte e të mbështetej për çdo gjë.

Mirëpo më tej ajo pranoi se pëlqimi i madh që pati në fillim për të, bëri që të merrte hapa të nxituar dhe jo të duhuradhe në fund theksoi se banorët dhe publiku nuk do e shikonë më si çift me Kristin.

“Është e vështirë në këtë shtëpi që të kesh dikë të mbështetësh kokën, këtë gjë e gjeta te Kristi. Kisha një pëlqim shumë të madh dhe më bëri të mendoja vetëm për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errën sytë. Mësova që në vazhdim se ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri. U fokusova dhe harrova synimin tim më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, nëse dashuria ka qenë më vonë do e gjejë rrugën nëse jo nuk bëhemi më… brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë”– tha Keisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al