18 Prill, 2020

“I dashuri im është izoluar me bashkëshorten në shtëpi”- Gruaja e shqetësuar: A do i mbijetojë lidhja jonë karantinimit?


Një grua e lidhur me një burrë të martuar është e shqetësuar pasi nuk e di nëse lidhja e tyre do i mbijetojë izolimit.

Në një rrëfim për psikologun, botuar nga The Guardian, ajo shprehet se kanë planifiuar një jetë të re së bashku.

Rrëfimi i plotë:

Shkoi ora 17:41 dhe unë jam e shqetësuar. I dashuri im zakonisht më telefonon në orën 17:30. Problemi është që unë nuk mund ta telefonoj sepse është i martuar. Leo është izoluar me bashëshorten dhe dy fëmijët e tij për shkak të pandemisë.

Ishte mjaft e vështirë të isha dashnorja në “kohën e paqes” por COVID-19 i ka dhënë marrëdhënies sonë një tjetër dimension.

Unë dhe Leo jemi të dy shkrimtarë dhe u takuam në një festival letrar qershorin e kaluar. Unë jam 51 vjeç me një vajzë në universitet. Ndërsa ai është 49 vjeç dhe jeton afër Manchesterit. Unë e dija që në fillim se ai ishte i martuar.

Ai nuk mbante unazë por biseda jonë e parë që bëmë ishte për pushimet familjare. Nuk do thoja se ishte dashuri me shikim të parë, por Leo është shumë i këndëshëm dhe i zgjuar.

Ka paraqitje të bukur, por ishte personaliteti i tij që më pëlqeu më shumë.

Pas festivalit unë i thashë mirupafishim Leos dhe u largova por dy ditë më vonë më erdhi në mesazh në Facebook, më pas nisëm të flisnim në WhatsApp dhe, më në fund, një telefonatë.

Filluam të flisnim dy herë në ditë shpesh me orë të tëra pasi ai punonte në shtëpi. Pas bisedave më shprehu dëshirën për tu takuar sërish.

Në nëntor, bëmë një ribashkim pasionant në Londër. Po, bëmë seks, ishte hera e parë që kryeja marrëdhënie seksuale me dikë që pasi i dhashë fund martesës.

Leo kurrë nuk thotë asgjë negative për gruan e tij. Ai këmbëngul se ajo është “një person i mirë”, por kanë qenë bashkë që kur ishin 16 vjeç.

Ndërsa nuk kryejnë marrëdhënie seksuale më bashkë. Leo është një shkrimtar tërheqës dhe i suksesshëm, nëse do më donte vetëm për seks do kishte gjetur dikë afër vendit të tij.

Nga njëra ana nuk ndihem mirë por nga ana tjetër nuk ndihem as fajtore. Nuk e kam takuar bashkëshorten e tij por Leo thotë se ajo i ka injoruar vazhdimisht kërkesat e tij për të shkuar në terapi për çifte.

Ne kemi folur disa herë për të ardhmen. Leo ëstë kudestari kryesor për dy fëmijët e tij adoleshentë dhe më tha që ata janë përparësia e tij.

Pra, ne po planifikojmë një jetë së bashku pasi fëmija i tij i vogël të largohet nga shtëpia, pas 4 vitesh.

Kjo më bën ta respektoj dhe ta dua më shumë. Mund ta pres: jam e zënë me punë, miqtë dhe vajzën time.

Leo më thotë se martesa e tij ka mbaruar dhe unë kam zgjedhur ta besoj atë.

Këto ditë, e vetmja kohë kur mund të flasim në telefon është kur Leo shkon për vrap. Por këto biseda të përditshme janë një rrugë shpëtimi.

Pas katër javësh në izolim, Leo më thotë se marrëdhënia e tij me gruan e tij është përkeqësuar më tej. (Nuk kënaqem me këtë).

Duke qenë se është i ngarkuar me përgjegjësi familjare përpiqem ta bëj për të qeshur.

Përkundrazi, ne e tregojmë dashurinë tonë përmes mbështetjes psikologjike dhe fantazive.

Gjëja më e vështirë gjatë kësaj periudhe është ndjenja e pafuqisë që vjen nga komunikimi jonë që zhvillohet vetëm në një mënyrë.

Përveç ankthit, unë jam një person i paduruar që nuk më pëlqen të pres.

Pyetja ime është sesi do arrij ta kontrolloj veten përgjatë gjithë kësaj situate.

Dhe kush e di se si do të jenë gjërat kur të kthehemi në normalitet.

Nëse gjërat nuk funksionojnë mes nesh, unë do mërzitem shumë.

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al