7 Mars, 2019

I dashuri e braktisi se ishte mbipeshë, por sot meshkujt “çmenden” pas linjave trupore të 21-vjeçares (FOTO)


Brenda dy viteve, një 21-vjeçare që ishte mbi peshë ka arritur që të transformojë trupin e saj në super formë. Madje ajo është edhe kampione nacionale e bikinit.

Wei Xiaoting nga Kina ka treguar se për dy vite me radhë ka bërë stërvitje në palestër, pasi i dashuri e kishte braktisur për shkak të mbipeshës.

Ish- i dashuri ishte larguar nga ajo pas Wei peshonte 75 kilogramë dhe e kishte cilësuar madje edhe si “shumë të trashë”.

“Ai ka qenë i dashuri im i parë dhe kemi qenë në lidhje për dy vite. Një ditë gjatë vitit 2016 u rikthye në vendlindjen e tij, dhe asnjëherë nuk u shfaq më”, ka deklaruar Xiaoting për “MailOnline”, duke kujtuar me emocione momentin kur ishte braktisur nga partneri.

“Atij i pëlqenin aktivitetet fizike dhe shkonte shpesh në palestër. Madje edhe unë e shoqëroja ndonjëherë dhe ai më thoshte: ‘shiko trupin tënd, asnjëherë nuk do të mundësh të fitosh ndonjë konkurs fitnesi”, rrëfeu 21-vjeçarja.

Ajo ka treguar gjithashtu se edhe shoqet e shokët e klasës e tallnin për peshën dhe asnjë nuk donte që të qëndronte me të. E këtyre talljeve u bashkohej edhe ish-i dashuri.

“Nga keqtrajtimi i njerëzve të tjerë dhe dhimbja që më la i dashuri, vendosa që të shkoja në palestër dhe të bëja ndryshimin në trupin tim”, tha Xiaoting, e cila tashmë jeton në Shenzhen dhe ka një studio fitnesi.

21-vjeçarja ia arriti qëllimit që të transformonte trupin e saj e tashmë djemtë çmenden pas saj. Por ajo ka zbuluar për “MailOnline” se duke shkuar rregullisht në palestër ka gjetur edhe “princin e kaltër” dhe është shumë e dashuruar.

“Edhe ai merret me fitnes dhe po përgatitet për konkursin e tij të parë”, ka shtuar ajo.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al