30 Mars, 2020

“I çove fëmijët në epiqendrën e virusit”, Maksi Lopez sulmon Wanda Narën: Çfarë nëne je ti?


Futbollisti argjentinas, Maksi Lopez, ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij, Vanda Nara, me të cilën ka dhe 3 fëmijë, teksa kjo e fundit, vendosi të shpërngulej nga Parisi drejt Lomardisë, zonës më të prekur nga Koronavirusi, së bashku me Mauro Ikardin dhe 2 vajzat që ka me sulmuesin e PSG-së.

VANDA MAKSI

Me anë të një postimi, Lopez thekson se ajo e ka harruar se tashmë është nëna e pesë fëmijëve dhe se i ka ekspozuar ata ndaj një rreziku të madh.

“Doja të dija se me çfarë kriteri thyen karantinën në një pandemi globale, ku të gjithëve iu kërkohet të mos dalin nga shtëpia, ndërsa ti ekspozon fëmijët duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin.

Dhe, mbi të gjitha transferohesh në epiqendrën e virusit në Lombardi, pa të interesuar asnjë pasojë. Çfarë të kalon në mendje në këto momente kur më e rëndësishmja është shëndeti i fëmijëve tonë? Më vjen shumë inat kur e di që nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e ke vënë re, sot je mamaja e pesë fëmijëve”, ishin deklarata ironizuese Maksi Lopez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al