25 Nëntor, 2021

Humbi ndjenjat në shtëpinë e Big Brother Vip, Fifi mes lotësh vendos që të largohet nga programi: Kjo eksperiencë s’po më bën mirë


Këngëtarja e njohur Fifi ka marrë vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, pas incidentit që i ndodhi mbrëmjen e së martës, ku humbi ndjenjat gjatë spektaklit.

fifi

Ajo u shpreh se kishte nevojë të merrej me veten dhe eksperienca brenda shtëpisë së BBV, nuk po i bënte mirë.

“Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan)”, tha ajo teksa i komunikoi vendimin e marrë banorëve, me të cilët ndante shtëpinë.

Kujtojmë që në përfundim të spektaklit të së martës ku ndodhi edhe incidenti me Fifin, moderatorja Arbana Osmani lajmëroi se këngëtarja do i nënshtrohej kontrolleve dhe ekzaminimeve me mjekë dhe ekspertë për të vlerësuar nëse gjendja e saj shëndetësore do e lejonte apo jo vazhdimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al