27 Nëntor, 2022

Humbi motrën 10 vite më parë, Paloma rrëfehet me lot në sy: M’u këputën krahët…


Rudina Demneri ose ndryshe e njohur si Paloma ka rrëfyer periudhën e vështirë që kaloi kur motra e saj u nda nga jeta.

Me lot në sy, gazetarja u shpreh se që pas ikjes së saj ajo nuk pati më shtysë të madhe  për të vazhduar karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar në ‘Se Luan Topi’, Paloma tregoi se motra e saj Bruna ka bërë 10 vjet që nuk jeton më.

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët.

Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve”,- tregoi Paloma.

Sakaq , Rudina i dha mamasë së saj dhe një mesazh të fortë:

“Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al