16 Korrik, 2019

Historia që tregon se dashuria e vërtetë ekziston/ Pas 71-vitesh martesë, një burrë e grua vdesin në të njëjtën ditë


Në epokën e marrëdhënieve moderne dhe takimeve online, është e vështirë që të gjendet një histori dashurie që me të vërtetë shkrin zemrën dhe ngroh shpirtin tuaj.

Por fatmirësisht ka ende çifte që japin shpresë se dashuria e vërtetë ende ekziston. E kjo është historia e 94-vjeçarit Herbert DeLaigle dhe 88-vjeçares, Marilyn Frances DeLaigle.

Pas 71-vitesh martesë, ata vdiqën vetëm 12 orë larg njëri-tjetrit, shkruan CNN. Historia e tyre nis 72 vite më parë në një kafene, aty ku punonte Frances.

“Unë e pashë atë duke shkuar brenda dhe jashtë, brenda dhe jashtë dhe unë i kisha vënë sytë mbi të. Pastaj më në fund u ngrita dhe e pyeta nëse ajo do të dilte me mua diku”, ka thënë në një intervistë të vitit 2018, Herbert.

Madje ata kanë zbuluar më herët se kanë shkuar në kinema që në takimin e tyre të parë. E vetëm një vit më pas, ai i kërkoi asaj që të bëhej bashkëshortja e tij.

Herbert dhe Marilyn lanë pas gjashtë fëmijët e tyre, 16 nipër e mbesa, 25 stërnipa e stërmbesa dhe tre stër-stërnipa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al