22 Tetor, 2018

Historia përsëritet, Roza Lati puth në buzë të ftuarin në mes të emisionit (VIDEO)


Muaj më parë bëri bujë të madhe puthja mes moderatores Roza Lati dhe reperit Fero. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Why Not”.

Puthja erdhi si pasojnë e pyetjeve të shumta të ndjekësve të tyre, nëse kishte diçka mes tyre, pavarësisht se Rozi ishte shprehur se kishte 8 muaj e lidhur me dikë tjetër.

“Më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Po sikur t’ja bëjmë qejfin njerëzve? Po sikur të të puth unë ty tani, bëhet?”- i tha Roza Feros dhe u afrua për ta puthur në buzë.

Një moment i tillë është përsëritur sërish në studion e emisionit “Why Not”, ku edhe kësaj here protagonistë janë Lati dhe Fero.

Por këtë here ishte Fero i cili e ka kërkuar një puthje nga Roza. Reperi tha se do të veprojë njësoj si Julia Roberts dhe David Letterman, të cilët ishin puthur një herë në studio dhe më pas e kishin përsëritur këtë veprim shumë herë.

“Tani është radha ime. Mund të bëj një puthje me ty?”, ju drejtua Fero Rozës e cila tha: “Herën e kaluar e bëra për inat të atyre që e kishin merak. E para e punës nuk i kam marrë leje mamit, e dyta e punës po djersis nga duart”.

Më pas ajo u drejtua nga publiku dhe pyeti: “Doni ju publiku?”, dhe ky i fundit tha “po”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al