18 Janar, 2018

Historia e dhimbje/ Nëna e verbër rrëfehet për vajzën prostitutë, kërkesa që ka

Sapo ka mbushur 24 vjeç dhe është nëna e dy të miturve. Historia e Inës nga Fieri është bërë pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ajo po jeton ditët e saj me te këqija, pasi mjekët e kanë diagnostikuar me një sëmundje të rendë në mushkri. Në studion e emisionit ka qenë nëna e saj, Dallandyshe Dulaj, që për fat të keq është e verbër totalisht, ndërsa apelon për ndihmë në mënyrë që të rrisë nipërit e saj.

historia bw

Pavarësisht dramave të mëdha, 54-vjeçarja kërkoi ndihmë që t’i kthehej shikimi, që të kujdesej për të miturit dhe vajzën e saj. Ndërkohë kësaj thirrjeje i është përgjigjur pozitivishtnga një spital privat. Kështu në një lidhje telefonike drejtoresha e marketingut Orjela Kosha dha lajmin e shumëpritur se Dallandyshja do të operohet nga ky spital, shkruan ‘BalkanWeb’.

SI NISI DRAMA
Jeta e Inës nisi të shkatërrohej kur ishte 12 vjeç. Divorci i prindërve ndikojë në psikologjinë e vajzës së vogël të asaj kohe. Ajo u rritë nga nëna me një varfëri të tejsakjshme, pasi babai e braktisi përgjithmonë. E bukur me një shtrat të zhvilluar ra shpjet preh e trafikut të prostitucionit. Ina emigroi ilegalisht drejt Italisë, ku dhe punojë për vite të tera si punonjëse seksi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me këtë jetë të shthurur u bë dhe përdorëse e lëndëve narkotike. Mbeti dy herë shtatzënë me klientët e saj, dhe sot ka një djalë dhe një vajzë, ku atësinë e tyre nuk e di. Dy fëmijët rriten nga gjyshja, e cila është totalisht e verbër. Dhe në fakt, nuk është gjyshja që kujdeset për ata, por janë dy të vegjlit që kujdesen për gjyshen dhe nënën e tyre që e kanë në shtrat. Vajza 6-vjeçare shkon në klasën e parë dhe kur has vështirësi me detyrat i lutet nënës që rënkon nga dhimbjet të ngrihet nga krevati dhe ta ndihmojë.

aaaaaaaaaaaa

Ndërsa, djali 3-vjeçar pret motrën të vijë nga shkolla, që të hapi dollapin dhe t’i japi atë pak bukë që ka ngelur brenda në sirtar. Panorama në këtë familje është ulëritëse, është një dhimbje teksa shikon këta të mitur që i luten Zotit për nënën e tyre, ku ajo të shërohet dhe të luajë me ata si më parë. Nga ana tjetër, 24-vjeçarja rënkon prej kohesh ne shtrat dhe gjendja e saj shëndetësorë sa vjen dhe përkeqësohet. Ndërsa gjyshja e moshuar, që është plakur më shumë seç ka moshën lutet përditë të sigurojë bukën e fëmijëve duke lypur. Në këtë qytet të madh, askush nuk i shkon në mend t’i ndihmojë. Fqinjët janë lodhur me këtë histori, dyert e Shërbimit Social dhe Bashkisë ndodhen përherë të mbyllura kur flitet për të tilla familje. Kjo familje ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/me-ndihmoni-ti-rris-femijet-nena-e-verber-tregoi-historine-e-vajzes-prostitute-ja-kush-i-pergjigjet/

© Panoramaplus.al