1 Nëntor, 2017

Historia e çiftit shqiptar në Milano që u bë virale me gjestin e tyre bujar


Duket si një nga ato historitë që tregohen me raste festash, me gjeste bamirësie që i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm e i mbushin me dashuri. Por ka ndodhur së fundmi në një provincën e Milanos. Një grua e moshuar, siç raporton Corriere della Sera, po i afrohej kasës në një supermarket dhe po kalonte ato që kishte blerë, bukë, ushqim për macen, fruta, djathë etj.

Pastaj, hezitoi, duket kërkuar të dinte shumën. “Sa kushtojnë?”, pyeti ajo, e arkëtarja iu përgjigj: “42 euro zonjë”.

“Jo, nuk mund t’i blej”, tha e moshuara. kam vetëm 50 euro dhe më duhet edhe një javë akoma që të marr pensionin. Do marr vetëm ushqimin për macen time, pjesën tjetër do e lë”.

 

Pensionistja, u largua për në shtëpi në këmbë, me qesen vetëm me ushqimin për macen.

Por historia ka një fund tjetër, në sajë të një gjesti bujar të një çifti shqiptarësh, burrë dhe grua tek të 40-at, të cilët paguan pjesën tjetër që kishte lënë e moshuara dhe ia dërguan në shtëpi.

Një histori e mrekullueshme që është bërë virale për disa orë, shkruajnë mediat italiane./Përktheu: Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al