26 Shkurt, 2019

Historia e 31-vjeçarit: S*ksi me të dashurën ishte super, por jam i shkatërruar pasi mora vesh se…


Sapo kam zbuluar se e dashura ime është e martuar dhe bashkëshorti i saj është babai i fëmijës “tonë”. Nga kjo ngjarje unë jam i tronditur dhe i shkatërruar.

Kështu e nis letrën një 31-vjeçar drejtuar psikologes të “The Sun”:

Jemi njohur dy vite më parë dhe menjëherë ramë në dashuri. Ajo është 29 vjeçe. Në atë kohë, jetonim 50 milje larg njëri-tjetrit dhe e kishim të vështirë që të shiheshim aq sa donim, por marrëdhënia jonë ishte ende e mirë.

Ajo më tregoi se punonte si infermiere dhe kjo nënkuptonte punë me orë të gjata, joformale, por ne arritëm të kalonim një fundjavë së bashku një herë në muaj.

Jeta jonë seksuale është super. Ne kalonim shumicën e kohës së bashku në shtrat. Në afërsi të përvjetorit tonë të parë, ajo tha se duhej të më shihte sa më shpejt që të ishte e mundur dhe unë u shqetësova shumë.

Kur u takuam ajo më tha se ishte shtatzënë. Isha mbi hënë – dhe kur ajo pa se sa i lumtur isha, u kënaq shumë. Pastaj më takoi me nënën e saj, dhe gjërat u bënë zyrtare.

Ajo ishte shumë e mirë gjatë gjithë shtatzënisë dhe ramë dakord që sapo fëmija të vinte në jetë, do të ishim afër një vendi ku jetonte dhe punonte, kështu që mund ta ndihmoja në kujdesin për foshnjën.

Të gjitha planet tona po realizoheshin pak nga pak dhe ne morëm një banesë tre muaj më parë. Pastaj një natë ajo plasi bombën dhe më tha që ishte ende e martuar. E më keq akoma, burri i saj po pretendonte se djali ynë është fëmija i tij. Ajo vazhdoi të betohej se kurrë nuk kishte marrëdhënie seksuale me burrin e saj rreth datës kur ajo mbeti shtatzënë dhe unë i besoja asaj. Por testet e ADN-së kanë treguar se ai është në fakt babai dhe tani po luaj mendsh.

Ajo dëshiron që ne të jemi së bashku si familje dhe të kemi një të ardhme së bashku, por nuk jam i sigurt për ndjenjat e mia ndaj saj tani.

Përgjigja e psikologes:

Ndoshta ajo ka bindur veten e saj që ju jeni babai i fëmijës, pasi ka dëshirë që ju të jeni ai.

Sidoqoftë, martesa e saj ishte një sekret shumë i madh për ta mbajtur nga ju. Ju mund të vazhdoni lidhjen me të nëse jeni i sigurt që nuk do ju gënjej dhe ju ndiheni i aftë që ta besoni atë sërish.

Gjithashtu ju duhet të jeni të sigurt që mund të rrisni fëmijën e dikujt tjetër sikur të ishte i juaji. Babai i tij biologjik do të jetë gjithmonë i pranishëm në jetën e tij, por ju duhet të keni durim.

Nëse nuk jeni i sigurt se mund ta bëni një gjë të tillë, atëherë do të ishte gabim që një fëmijë të rritej në një atmosferë jo të këndshme.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al