1 Qershor, 2018

Historia e 24-vjeçarit: Bëra s*ks me të dashurën e vëllait tim, ajo ka gjithçka dua


Gjithçka nisi kur unë u ofrova ta dërgoja të dashurën e vëllait tim në shtëpinë sepse babysitteri që kujdesej për vajzën e tyre të vogël ishte ndjerë keq. Ajo ka 3 vite me vëllain tim dhe është 26 vjeç, ata kanë një vajzë 11-muajshe, e cila është mbesa ime gjithashtu, ndërsa unë jam 24 vjeç.

E kisha menduar gjithmonë se ajo ishte shumë seksi por ndjenjat për të më janë shtuar më shumë këto muajt e fundit, një muaj më parë i tregova se çfarë ndjeja për të.

U habita kur ajo më tha se ndjen të njëjtën gjë për mua, por nuk mund të bënte asgjë sepse nuk donte ta lëndonte vëllain dhe familjen time.

Atë ditë ne ndamë edhe një puthje, ishim gati të shkonim dhe më tej, por u ndalëm në kohë. Ndërsa një natë, kur miku i vëllait tim na ftoi në festën e ditëlindjes së tij, ai ishte momenti kur babysitter-i e telefonoi dhe unë u ofrova ta dërgoja në shtëpi.

Kur arritëm në shtëpi filluam të pinim, po bisedonim e më pas u përkula dhe e putha.

Ajo iu përgjigj menjëherë puthjeve të mia dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të dy e pranuam se ai ishte seks më i mirë që kishim pasur ndonjëherë, por vendosëm se nuk duhet ta përsërisnim sepse shumë nga njerëzit tanë do të lëndoheshin.

Psikologia: Nuk është e pazakontë që dy vëllezër të tërhiqen nga e njëjta grua.

Po ashtu, e dashura e vëllait tënd mund të tërhiqet nga cilësitë që ju keni më shumë se vëllai juaj. Por nuk e bën të mirë të kesh një lidhje me të.

Të dy ju e dini dëmin që do të shkaktonte nëse i lini gjërat të shkojnë më tej. Mbesa juaj do të jetë më e lumtur nëse ajo ka pranë prindërit e saj dhe rritet nga një marrëdhënie e qëndrueshme.

Vëllai yt do të shkatërrohej po ta merrte vesh. Është e vështirë, por e dashura e vëllait tuaj nuk mund të ketë asnjë lidhej me askënd, e aq më pak me ju. Mbajeni fjalën dhe mos e përsërisni më.

Për momentin, largohuni nga ajo dhe sigurohuni që mos të takoheni kështu që asnjëri prej jush nuk do të bjeri në tundim.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al