27 Janar, 2022

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë por legjendat mbeten përgjithmonë”/ Ngrihet statujë në vendin ku Kobe Bryant dhe vajza e tij humbën jetën


Një skulptor në Los Angeles ka vendosur një statujë në vendin ku humbi jetën në mënyrë tragjike ylli botëror i basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gigi. Statuja e vendosur në nder të përvjetorit të vdekjes së tyre, peshon rreth 160 kilogram.kobeeee

Artisti, Dan Medina, që vendosi statujën në Calabasas, (vendin ku humbën jetën) shpreson që qyteti ta lejojë të vendosë një version më të madh  në të ardhmen.
37689f80069b4b09b7f2df4d1b804db4_mdNë bazën e statujës, Dan Medina shkroi edhe emrat e nëntë viktimave që vdiqën tragjikisht kur u rrëzua helikopteri në kodrën e Calabasas më 26 janar 2020, tranmeton TMZ.b50c3d58b04d46a1b59ace37ccebe2a1_md

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë por legjendat mbeten përgjithmonë”, shkruhet në bazën e statujës.6f200dc6434a4f1e8370ec9c5adbe364_md

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al