6 Shtator, 2018

Harrohet dasma e Meghan me Princ Harry, kjo dasmë përrallore ka marrë të gjithë vëmendjen (FOTO)

Në maj të këtij viti, Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e familjes mbretërore tërhoqi vëmendjen e milionave njerëz në botë.

Gjithashtu edhe mediat nga e gjithë bota shkruan për këtë dasmë. Gjithashtu u komentua edhe fustani i nusërisë “Givenchy” së Meghan, i cili ishte tepër elegant dhe i thjeshtë.

E teksa u përfol se ky fustan ishte më i bukuri deri më tani, tre fustanet e blogeres së famshme Chiara Ferragni duket se e kanë sfiduar bindshëm.

Pak ditë më parë u mbajt dasma madhështore e saj me reperin italian, Fedez. Ceremonia martesore e tyre ishte e përmasave mbretërire dhe ka marrë me mijëra komente.

Chiara kishte zgjedhur “Dior” që t’i stilonte fustanet e saj të nusërisë, e që të tre ishin kaq të bukur sa bënë shumë bujë mediatike dhe tani thuhet se janë edhe më të veçantit që kemi parë ndonjëherë.

Nisur nga statistikat e publikuara, duke krahasuar ndikimin në media dhe audiencën përsa i përket fustaneve mes dasmës së Chiara Ferragn-it dhe Meghan Markle, ka rezultuar se njerëzit ishin dyfish më të interesuar për fustanet “Dior” se sa për atë “Givenchy” të dukeshës Kate.

“Daily Mail” shkruan se Ferragni i ka shtuar shtëpisë së modës “Dior” rreth 5.2 milionë dollarë falë influencës që ka bërë vetëm duke veshur fustanet, të cilat i ka postuar vazhdimisht në llogarinë e saj të “Instagram”-it.