1 Nëntor, 2017

Halloween-i ndryshe i Dafina Zeqirit, këngëtarja pëson një dëmtim serioz?


Nata e mbrëmshme ka qenë një natë festimesh dhe organizimesh të çmendura me rastin e Halloween. Gjithsecili ka preferuar që të vishet nën kostumin apo maskën e preferuar, me qëllimin që të jetë sa më i veçantë, por edhe sa më i frikshëm.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e VIP-ave që kanë postuar fotografi të pamjes së tyre në rrjetet sociale këngëtarja Dafina Zeqiri ka zgjedhur të mos postoj ndonjë foto apo video që tregonte se si po e festonte Halloween-in. Ajo është mjaftuar duke postuar një foto në të cilën duket gishti i saj i fashuar.  Mesa duket ky nuk është një maskim , por një dëmtim i këngëtares, e cila me humor shkruan sipër fotografisë:

‘Gishti i vogël është bërë mumje për Halloween!’,duke mos zbuluar asgjë më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al