16 Janar, 2020

Hakmarrja mes bandave të drogës/ Vrasësit filmojnë 17-vjeçarin duke i prerë kokën dhe i copëtojnë trupin, video e publikojnë në internet


Disa vrasës kanë filmuan momentin kur copëtuan trupin e një adoleshenti dhe më pas e publikuan videon në mediat sociale.

Mbetjet e djegura të Keane Mulither-Woods u gjetën në një makinë të tipit Volvo në Drumcondra, Dublin, të cilës iu ishte vënë flaka.

Policia është në kërkim të vrasësve, që i kanë cilësuar psikopatë dhe u thanë njerëzve që të mos shpërndajnë pamjet në internet.

Detektivët besojnë se 17-vjeçari u vra për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të bandave të drogës  në Drogheda.

I dyshuari i kryesor dyshohet se është një 35-vjeçar, që u pëshkruajt si psikopat dhe vrasës serial.

Keane mund të ketë qenë shënjestër e një hakmarrje e bandave të drogës pas vrasjes së Richie Carberry në nëntor 2019.

Carberry, 39 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Bettystown, County Meath.

Policët mendojnë se Keane u sulmua për shkak të lidhjeve të tij me disa nga vrasësit e gangsterit.

Një burim tha për The Irish Sun se: “Për shkak se Keane punonte për të dy palët, ai ka qenë një objektiv i lehtë. Bashkëpunëtorët e Carberry kërkonin gjak dhe donin që dikush të paguante me jetën e tij.”

Mendohet se adoleshentit ju ngrit një kurth pasi ai do takohej me të dyja palët të dielën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al