28 Shtator, 2018

Hakeri tajvanez paralajmëron: Të dielën do të fshij profilin e Zuckerbergut në “Facebook”


Një haker tajvanez i cili ka 26 mijë fansa në profilin e tij në “Facebook”, pretendon se do të transmetojë veten duke hakuar faqen e rrjetit social të Mark Zuckerberg. Sipas Chang Chi, një gjë e tillë do të ndodhë të dielën.

Ai premtoi të fshinte llogarinë e themeluesit të “Facebook”-ut dhe të transmetohej direkt duke bërë këtë gjë në “Facebook Live”.

E kjo nuk do të ishte hera e parë që llogaria e Zuckerbergut në “Facebook” të sulmohet, pasi edhe në vitin 2011 një haker arriti të dërgojë me sukses një përditësim të statusit nga llogaria tij.

Hakërri i pari donte të inkurajonte themeluesin që të lejonte  përdoruesit të investonin në rrjetin e mediave sociale dhe ta kthejnë atë në një “biznes social”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al