22 Shtator, 2017

Habit Robert Aliaj: Luana Vjollca? Kush është kjo?


Robert Aliaj është dalluar gjithmonë për stilin dhe karizmën e tij televizive , duke u shquar si një protagonist i vërtetë në të gjitha debatet publike apo spektaklet televizive ku ai merr pjesë. Ai ka gjithmonë mendimin e tij dhe sigurisht një lloj këndvështrimi të veçantë ndaj individit apo ngjarjes.

 

Duke folur për këtë pjesë dhe për botën e showbizit në përgjithësi, Berti ishte i ftuar këtë pasdite në Pop Culture përballë Kelvit dhe nuk e pati aspak problem të flasë edhe për personazhet e showbizit .

Ndërsa në ekran janë shfaqur fotot e disa personazheve të njohur, këngëtarë, aktorë, prezantues, nuk është aspak çudi që Berti një pjesë të mos i njohë.

Kur në ekran u shfaq fotoja e Luana Vjollcës, ai tha: “Kush është kjo? Të betohem që nuk kam parë asnjëherë si femër duke prezantuar, por fare rastësisht, se ç’i kam dëgjuar një këngë. S’ka lidhje fare. Le të mërret me diçka tjetër që bën më mirë…”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al