17 Korrik, 2018

Gruaja e Harry pak pas martesës shfaqet në gjendje jo të mirë, i zbulohet sëmundja nga e cila vuan


Vetëm dy muaj më parë, Meghan Markle zyrtarisht hyri në familjen mbretërore dhe tashmë duket se ndihet e qetë.

Siguria e lëkundur që nga fillimi i lidhjes se saj me Princin është zhdukur dhe kjo reflektohet edhe në buzëqeshjet e saj në dritën e blicit të kamerave. Por megjithatë kjo vëmendje e madhe mediatike mund të jetë edhe një stres i madh për shkak të presionit që 36-vjeçarja nga Kalifornia është e detyruar të përballojë dhe kjo ka çuar në pasoja fizike tek e reja që nuk kanë shkuar pa u vënë re.

Gjatë nje eventi ku doli publikisht me Mbretëreshën Elizabeth në Cheshire, në fakt, flokët e trashë të dukeshës së Sussex u dukën mjaft të holluar duke vënë në alarm fansat.

Sipas ekspertit Antonino Di Pietro – intervistuar nga gazeta Gente – në bazë të asaj që dukej nga flokët e hollë të Meghan Markle fshihet një problem mjaft serioz. Bëhet fjalë për sëmundjen e quajtur “alopecia areata”, ose ndryshe rënie e flokëve me shpejtësi, për shkaqe të ndryshme, që gruaja e Harry e ka maskuar deri tani me teknika si mbajtja e kapeleve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al