12 Shtator, 2018

Gruaja e Boatengut, thirrje të qartë tifozëve: Abonohuni, në stadium do jem unë dhe Federika Nargi

Bashkëshortja e Kevin Princ Boateng, Melisa Sata, e njohur në Itali edhe si “shoë girl”, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë tifozëve të Sasuolos, ku luan edhe ish-futbollisti i Milanit, si dhe ka bërë një koment edhe ardhjen e Ronaldos në Serinë A.

“Gjithmonë shkoja në stadiumin Sant’Eliam kur jetoja në Kaljari. Isha 15 vjeçe, kam luajtur edhe futboll, dhe stadiumi ishte një pasion. Ronaldo kush? Mua më hyn në sy vetëm burri im (qesh). Kevin gjithmonë thotë se është lojtari më i fortë në botë, dhe nëse e thotë ai, unë e besoj. Ai pyeti edhe djalin tonë, Madox, nëse do dëshironte fanellën e Ronaldos si dhuratë, por djali ia bëri të qartë, se pëlqen vetëm atë të babait të tij. Këtë sezon po e ndjek edhe në transferta. Ndërkohë, tifozëve të Sasuolos i bëj thirrje të abonohen në stadium. Aty do më gjejnë mua, dhe Federika Nargin(partnerja e sulmuesit Alesandro Matri).” – deklaroi Melisa Sata.

 

Lini një koment:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *