11 Prill, 2020

Google dhe Apple në bashkëpunimin për krijimin e aplikacionit që do gjurmojë koronavirusin, si do paralajmëroheni nëse keni qenë në kontakt me të infektuar

Apple dhe Google njoftuan të premten një bashkëpunim të padëgjuar ndonjëherë për të nxitur teknologjinë e smartphone që të ndihmojë në gjurmimin dhe ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dy gjigantët po zhvillojë së bashku teknologji për të paralajmëruar njerëzit nëse kanë qenë në kontakt me njerëz që janë infektuar me koronavirus.

Ky bashkëpunim do sjellë krijimin e aplikacioneve të gjurmimit që do funksionojnë njësoj tek telefonat iPhone dhe Android.

Aplikacionet do të funksionojnë duke përdorur teknologjinë Bluetooth në celularë për të ndjekur çdo telefon tjetër me të cilin një person vjen në kontakt të afërt gjatë një dite.

Nëse personi më vonë zbulon se është me Covid-19, ata mund të përdorin të njëjtin sistem për të paralajmëruar të gjithë ata njerëz, që kanë takuar përpara se të ishin infektuar.

Ideja është të ndihmojmë qeveritë kombëtare të përdorin këto aplikacione për gjurmimin e kontaktit, duke bërë që autoritetet të identifikojnë grupimet e reja të infeksionit.

Teknologjia gjithashtu do të ndihmonjë ata që i janë ekspozuar një personi me Covid-19 të izolohen para se të infektohen.