19 Tetor, 2021

Godet rëndë sistemet financiare/ SHBA, BE dhe 30 vende të botës bien dakord për të luftuar rrezikun e ransomware


Përfaqësuesit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe 30 vende të tjera të botës u dakorduan për të luftuar rrezikun e ransomware i cili po godet rëndë sistemet financiare në atë masë sa të konsiderohet një kërcënim serioz për sigurinë globale me pasoja të rënda ekonomike.

ran

Përpjekjet e përbashkëta pritet të përmirësojnë sigurinë e rrjeteve duke aplikuar disa prej praktikave më të mira të sigurisë me fjalëkalime të fuqishme, verifikimi me dy faktorë, ruajtje të dhënash offline, përditësime softueri dhe trajnime për të parandaluar aksesimin e përmbajtjeve të dyshimta.

Përveçse të provojmë informacionin rreth ransomware, iniciativa do të përmirësojë mekanizmat në funksion për tu përgjigjur sulmeve të tilla me efektivitet më të lartë.

Përfaqësues të Australisë, Brazilit, Bullgarisë, Kanadasë, Republikës Çeke, Republikës Domenikane, Estonisë, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë, Indisë, Irlandës, Izraelit, Italisë, Japonisë, Kenias, Lituanisë, Meksikës, Holandës, Zelandës së Re, Nigerisë, Polonisë, Koresë së Jugut, Rumanisë, Singaporit, Afrikës së Jugut, Suedisë, Zvicrës, Ukrainës, Emirateve, Britanisë dhe SHBA morën pjesë.

Ata që munguan ishin zyrtarë të Kinës dhe Rusisë. Përgjigja mbarë botërore po vjen pasi në dy vitet e fundit janë paguar 500 milionë dollarë ndaj hakerëve. /PCWorld Albanian/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al