18 Prill, 2018

Gjyshja që u martua me 19-vjeçarin: Te ai gjeta dashurinë e vërtetë (FOTO)


Një grua 72-vjeçare insiston se ka gjetur “dashurinë e vërtetë” me bashkëshortin e saj 19-vjeçar. Ky i fundit është shprehur se kurrë nuk është tërhequr nga femrat e reja.

Gjyshja Almeda Errell është nga Tenesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ra në dashuri me burrin Gary Hardwick kur ky ishte 17 vjeç.

“Daily Mail” shkruan se pas vetëm dy javë takimesh, çifti vendosi të martohej, pavarësisht diferencës në moshë prej 53 vitesh.

Gary, i cili është më i ri se një nga nipërit e Almedas, e përshkruan veten si “të pjekur për moshën e tij”. Përpara se të njihej me bashkëshorten aktuale, ai ka qenë i lidhur me një 77-vjeçare.

“Nëse e doni dikë, mosha është vetëm një numër. Rashë në dashuri sapo e shikova në sy”, shprehet Almeda e cila është nëna e katër fëmijëve.

Çifti thotë se edhe tani që kanë dy vite martesë janë të lumtur që ditën e parë që janë takuar. Gjithashtu tregojnë se jo të gjithë në familjet e tyre kanë pranuar këtë marrëdhënie.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al