23 Maj, 2022

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard/ Dëshmia e psikiatrit të aktores


Dëshmitari i radhës, në gjyqin për shpifje mes Amber Heard dhe Johnny Depp, ishte psikiatri David R Spiegel.

Ai u mor në pyetje nga avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft, ndërsa është pjesë e  dëshmitarëve të ekipit të aktores. Dr Spiegel konfirmoi se ka parë videon, ku Johnny Depp duket se përplas dollapë, thyen xhama dhe i bërtet Heard ndërsa kishte një gotë vere në dorë.

Ai thotë se ka kërkuar të bisedojë me Depp dy herë, por kërkesat e tij janë refuzuar nga ai dhe avokatët e tij. Doktori konfirmoi se një pjesë e rolit të tij në seancë është të shpjegojë nëse sjellja e Depp është në përputhje me dikë që ka çrregullim të abuzimit me substancat dhe ushtrim dhune ndaj partnerit.

Pasi diskutoi përdorimin e tepruar të pijeve dhe drogës nga Depp, Dr. Spiegel tha se ai është i vetëdijshëm që aktori ka “rrëfyer se ka bërë një film krejtësisht të kotë”. Ai kërkon falje që nuk e mban mend se cilin film, por vazhdon duke thënë se “shkalla e tij e të menduarit ishte ulur… nëse vëmendja juaj është e dëmtuar, shkalla e kujtesës do të dëmtohet”.

Ai shprehet se në karrierën e tij ka trajtuar dhjetëra mijëra pacientë. Ai thotë se droga dhe alkooli përdoren nga rreth 75% e pacientëve të tij. Sipas tij, rreth 50% e pacientëve të tij kanë pësuar trauma, dhe prej tyre, 25% janë viktima të “abuzimit të partnerit”.

Psikiatri David R Spiegel foli rreth efekteve të përdorimit të drogës dhe alkoolit.

“Kur kemi efektet e alkoolit, kemi dezinhibimin… kështu që nuk mund të interpretojmë më atë që keni para jush, çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë duhet të veprojmë dhe çfarë nuk duhet të veprojmë”. 

Kur u pyet se si ndërvepron abuzimi me substancat me faktorin e rrezikut të dhunës nga partneri intim (IPV), Dr Spiegel arrin në përfundimin se alkooli dhe droga “do të na bëjnë të dezinfrenuar dhe do të na bëjnë të veprojmë, në shumë mënyra të ndryshme në lidhje me dhunën e partnerit intim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al