5 Shtator, 2018

Gjumë apo marrëdhënie? Ja kujt duhet t’i jepet prioritet…


Shumë femra janë shprehur se ju ndodh shpeshherë që të përtypim lodhjen vetëm për hir të partnerit të tyre. “The Sun” shkruan se edhe pse mund të jetë gjëja e fundit që ato duan të bëjnë pas një dite të lodhshme, kjo është e vetmja mënyrë që partnerët të mos i tradhtojnë.

E femrat pyesin kujt duhet që t’i jepet prioritet, gjumit apo seksit, pasi për meshkujt kjo çështje është krejtësisht ndryshe.

Sipas seksologes Laurel Steiberg, nëse bëhet fjalë për seksin, meshkujt harrojnë se janë rraskapitur gjatë ditës dhe hidhen menjëherë në aksion.

“Cilado qoftë arsyeja, nëse nuk ekziston dëshira nuk duhet ta sforcosh aspak veten për të kryer marrëdhënie seksuale”, shkruan seksiologia Laurel Steiberg. Madje, as partneri nuk ka dëshirë të shohë turinjtë e varur dhe të përjetojë seks të zymtë.

Ekspertja tregon se meshkujt mund të ndikohen negativisht nga kjo dhe ndikon shumë në marrëdhënien intime mes jush. Nëse ndjehesh e lodhur, më mirë shmange atë natë. Në fund të fundit, seksi duhet të shijohet! /Revista Psikologji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al