18 Korrik, 2018

Gjobë rekord për “Google”


Pas tri viteve investigimi, Komisioni Evropian i ka vendosur “Google”-it një gjobë rekord prej 4.34 miliardë euro për “Androidin”.

Firma thuhet se ka përdorur sistemin operativ celular për të “çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”. Ndërkohë sistemit tjetër të saj Alfabet i janë dhënë 90 ditë kohë për të ndryshuar praktikat e biznesit, në të kundërt do të përballet me dënime të mëtejshme deri në 5 për qind të fitimeve ditore.

Mediat e huaja shkruajnë se masa e Komisionit Evropian përfaqëson gjobën më të madhe të vendosur ndonjëherë kundër një firme të vetme. Shefi ekzekutiv i “Google”, Sundar Pichai ishte informuar paraprakisht të martën rreth vendimit të Komisioneres së Konkurrencës Margrethe Vestager.

Në deklaratën e saj thuhet se Google u ka mohuar “konsumatorëve evropianë përfitimet e konkurrencës efektive në sferën e rëndësishme të telefonisë së lëvizshme”.

Gjithashtu bëhet e ditur se kompania me seli në Kaliforni ka mundësi që ta apelojë këtë vendim.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al