26 Maj, 2020

Gjesti human i këngëtares së famshme, i jep para një lypësi në rrugë


Njerëzit po përballen më shumë se kurrë me probleme financiare për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Dhe Katy Perry po bën çmos që të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë.

Ylli i popit është fotografuar në një rrugë në Los Angeles duke i dhënë para një lypësi.

Këngëtarja mban një maskë në fytyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi ndërsa i jep lekët lypësit.

Pas gjestit prekës, ajo u fotografua duke dalë nga makina e veshur me një fustan të gjatë dhje të gjerë që vë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Katy është në pritje të fëmijës së saj të parë, një vajze, me të fejuarin e saj Orlando Bloom. Çifti janë lidhur në vitin 2016.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al