8 Tetor, 2017

Gjenden monedhat 2 mijë vjeçare, njëra prej tyre ka vlerën e 12 mijë dollarëve

Një historian ka zbuluar një grumbull të madh monedhash 2 mijë vjeçare romake të argjendta, me vlerë deri në 267,000 dollarë. Disa nga disqet metalike u stampuan gjatë epokës romake, kur Mark Antony ishte në një aleancë me të dashurën e tij Kleopatra në Egjipt dhe ekspertët thanë se një zbulim i tillë është shumë i rrallë.

Mediat e huaja shkruajnë se një monedhë e vetme mund të kushtojë deri në 12 mijë dollarë, kështu që gjuetari i thesareve ishte i mrekulluar kur ai gjeti monedha të paprishura, që datojnë deri në 32 vjet para Krishtit.

Monedhat do t’i dorëzohen një hetuesi për vlerësim dhe më pas mund të shiten në një muze. Historiani anglez Smale, 35 vjeç, grumbullin e monedhave të lashta e gjeti në një fushë, në pronësi të një fermeri në Bridport në Angli.

“Është një zbulim i madh, ndoshta më i madhi, por nuk do të ndalem më kaq. Unë po e shijoj këtë gjë dhe do të vazhdoj kërkimet më tej”, është shprehur ai i surprizuar historiani anglez Smale.

.