12 Qershor, 2019

Genci tallet me Enin në pishina, arsyeja do ju bëjë të qeshni (FOTO)


Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të pëlqyer e të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, dy këngëtarët e njohur kanë zbuluar se po bëjnë disa ditë pushime dhe po shijojnë rrezet e diellit.

Ditën e sotme, Eni ka postuar në “Instastory” një video të këmbëve të saj teksa qëndron në shezllonin e një pishine. Madje ajo ka treguar se i dashuri i saj po tallet me të.

E gjeni dot pse? Këngëtarja për t’u nxirë sa më shumë, e ka lyer trupin me vaj ulliri. “Që thoni ju, mua vetëm vaji i ullirit më ndihmon më shumë në nxirje, dhe Genci tallet”, shkruan krahas videos, teksa dëgjohet duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al