17 Prill, 2020

Gazetarja e njohur u gjet e vdekur në shtëpi, këngëtari shqiptar i jep lamtumirën motrës së tij


Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi u nda nga jeta të enjten. Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Dhe vëllai i saj, këngëtari i famshëm Armend Rexhepagiqi i ka dhënë lamtumirën motrës së saj.

Ai publikoi një foto të Violetës, në rrjetin e tij social Facebook dhe në përshkrimin e imazhit shkroi: Lamtumirë!

E ndjera do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al