5 Shtator, 2018

Gazetarja e njohur humb luftën me sëmundjen, fjalët e bashkëshortit përlotin të gjithë


Pas dy vitesh luftë me sëmundjen e kancerit në gji, gazetarja e njohur e BBC-së Rachael Bland ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Historia e saj bëri bujë të madhe në të gjithë botën për optimizmin që 40-vjeçarja përcillte dhe forcën me të cilën e përballonte sëmundjen.

E pavarësisht se Rachael e dinte shumë mirë se i kishte ngelur vetëm pak kohë për të jetuar, ajo nuk ngurronte që të shijonte çdo moment dhe të ishte tepër aktive.

Madje një ditë më parë, gazetarja e njohur bëri një status në rrjetin social “Twitter”, ku tregonte se sëmundja e rëndë kishte përparuar dhe se i kishin ngelur edhe pak kohë për të qenë pjesë e kësaj bote.

Ndërkohë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Rachael, e ka dhënë bashkëshorti i saj nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Rachaeli jonë e zonja, e bukur, e mrekullueshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e afërt. Jemi të gjithë zemërthyer për zbrazëtinë që ajo la në familjen tonë perfekte e që kurrë nuk ka për t`u mbushur. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falënderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk keni për ta kuptuar kurrë se sa të rëndësishme kanë qenë ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por njëkohësisht jemi edhe krenarë për gjithçka që ajo arriti në këto 40 vite dhe për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit! Steve dhe Freddie”, shkruan bashkëshorti i saj në emrin e tij dhe të djalit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al