7 Gusht, 2019

“Galaxy Watch Active 2”, ora inteligjente që mat stresin dhe përmirëson stilin e jetesës


Dy ditë më parë, “Samsung” ka lançuar “Galaxy Watch Active 2”, një version i azhornuar dhe i rafinuar i origjinalit.

Kompania ka zbuluar se “Galaxy Watch Active2” është dizajnuar qëllimisht me karakteristika të reja intuitive dhe të rafinuara për të sjellë më shumë personalizime në stilin e jetës të konsumatorëve, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe për të mundësuar jetesë të lehtë.

Gjithashtu bëhet e ditur se kjo orë inteligjente lejon përdoruesit të jetojnë më mirë përmes ndryshimeve të përditshme, të vogla por kuptimplotë, nga arritja e qëllimeve të mirëqenies, siç janë gjumi, fitnesi dhe menaxhimi i stresit, deri në përfundimin e detyrave në mënyrë të efektshme.

Nëse dëshironi të merrni kohë për të medituar, për t’u njoftuar për çdo të re, ose diçka mes këtyre të dyjave, Galaxy Watch Active2 plotëson stilin e jetës tuaj dhe bën diferencën, të gjitha me një pamje elegant dhe plot stil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al