16 Janar, 2019

Futbollisti i Totenhemit i pandreqshëm, humbi ndeshjen ndaj Mançesterit se dhunoi të dashurën


Mbrojtësi i Totenhemi, Serzh Orje, mungoi në sfidën ndaj Mançester Junajtid, pasi mbrëmjen e së shtunës u arrestua nga policia pasi dyshohej se kishte dhunuar të dashurën e tij.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u përfshi në një grindje të ashpër me modelen Hencha Voigt, me të cilën futbollisti i Totenhemit ka dhe një fëmijë. Ishin fqinjët e çiftit në Herfordishire ata që lajmëruan policinë për grindjen, teksa Orje u prangos menjëherë.

Futbollisti u lirua një ditë më pas, pasi sqaroi atë që kishte ndodhur. Kujtojmë që ai ka pasur probleme edhe në Francë, kur luante për PSG, ndërsa në një rast iu mohua hyrja në Angli për shkak të precedentëve penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al