6 Shtator, 2018

Fundi i pushimeve verore, si ta mbajmë sa më gjatë nxirjen nga dielli


Pushimet verore lënë te ne një shenjë mjaft të bukur, pikërisht ngjyrën e bronztë të lëkurës. E kjo ngjyrë na e bën edhe më të lehtë rikthimin në përditshmëri, duke na e përmirësuar humorin.

P0ër këtë arsye, objektivi është sesi ta ruajmë këtë ngjyrë sa më gjatë të jetë e mundur. Gjëja e parë që duhet të dimë është se qelizat e lëkurës kanë një cikël jete prej 28 ditësh, që do të thotë që ngjyra jonë e bronztë humbet. Por ka disa rutina bukurie që “zgjasin jetën” e tyre, shkruan “tgcom”.

Dielli “nuk përfundon”– Për fat të mirë, rrezet e diellit janë në dispozicionin tonë edhe në qytet. Nuk janë si ato në plazh, për shkak dhe të lagështirës në qytet, por sa më shumë të ekspozohemi aq më gjatë ruajmë ngjyrën e nxirjes.

Mos e lani lëkurën– Preferoni dushin në vend të një larjeje të shpejtë. Duke zhytur gjithë trupin në ujë forcon lëkurën dhe ruan më gjatë ngjyrën.

Mbi të gjitha hidratim– Është aleati jonë më i mirë. Pas çdo dushi të gjithë përdorni kremin në të gjithë trupin për të ruajtur butësinë dhe elasticitetin.

Në pjatë dhe në gotë– Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm për qelizat e lëkurës. Mund të zgjedhim frutat e stinës, duke u fokusuar te ato me ngjyrë portokalli si karota, apo kajsia etj.

SCRUB – Kjo mund të duket paradoksale, por për të ruajtur një epidermë të gjallë dhe të ndritshme, është e nevojshme për të hequr qelizat e vdekura, edhe nëse ato janë ato të rrezitje. Një shtresë e lehtë dhe delikate, që do të përdoret një herë në javë, është hapi i parë për të mbajtur lëkurën tuaj të mirë në verë. Ajo do të heqë qelizat e vdekura.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al