6 Tetor, 2017

Fotot nudo të Marilyn Monroe dalin në ankand, ja vlera marramendëse që mund t’i blejë


Fotot e rralla që tregojnë Marilyn Monroe pranë një pishine, duke festuar ditëlindjen e saj, do të marrin vlerën deri në 26,000 dollarë në ankand.

12 imazhet intime tregojnë yllin e Hollywoodit që gjunjëzohet në ujë dhe mbulon në mënyrë strategjike kthesat e saj të famshme me një peshqir, shkruan The Sun.

Ka edhe imazhe tjera të mrekullueshme që shfaqin Marilyn në një divan si dhe duke mbajtur një tortë ditëlindje.

Shtrirja mbresëlënëse e pozave të saj, që besohet të jenë marrë pak para vdekjes së saj në gusht të vitit 1962, do të shkojnë nën ankand në javën e ardhshme në “Heritage Auctions” në New York.

Në këtë ankand përveç fotografive të saj pritet të shiten, dhe ato të: Beatles, Frank Sinatra me roje, Muhammad Ali në disa foto të tjera të rralla, të cilat të gjitha së bashku pritet të kapin shifrën e 120 mijë dollarëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al