7 Gusht, 2022

Fotot nga paprazzi/ Frida Krifca “casual” në eventin e rëndësishëm


Betimi i Presidentit të ri ishte aktiviteti që bëri bashkë edhe njëherë të gjithë elitën e vendit. Politikanë, artistë, figura të njohura të ekranit morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në bulevardin e Tiranës. Natyrisht që veshje zyrtare dhe takat e larta ishim ato që pamë nga ky event kaq i rëndësishëm.

Por ky nuk ishte rasti i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo kishte zgjedhur një kostum të bardhë për t’u paraqitur në event. Por duket se ndryshe nga koleget e saj, ministrja nuk zgjodhi të vishte taka. Si në të përditshmen e saj, Frida Krifca mbërriti me këpucë të sheshta. Ministrja identifikohet me një stil casual, duke preferuar të qëndrojë larg takave edhe në të përditshmen e saj.

Ndaj duket se edhe ky aktivitetet nuk e ka nxjerrë jashtë komoditetit, çfarë ka bërë që ajo të vijë me të sheshta, duke zgjedhur rehatinë e saj përpara dukjes zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al