7 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Taulant Balla me “dorë në qafë” Kryemadhit


Vit i gjatë dhe i ngarkuar si për Taulant Ballën, ashtu edhe për Monika Kryemadhin. Dy ndër politikanët më aktiv të vendit kanë qenë përditë prezent në media, duke u angazhuar në kauza të ndryshme. Ndaj pa frikë mund t’i quajmë edhe ‘kundërshtarë’ të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit.

Monika Kryemadhi prej muajsh ka qenë e angazhuar me zbardhjen e aferës së inceneratorëve, ndërsa nga ana tjetër Taulant Balla, është ndër zërat më të fuqishëm të Partisë Socialiste. Por duket se në eventet e një rëndësie të veçantë, të dy i lënë pas kauzat e tyre dhe kujtojnë edhe njëherë miqësinë dhe bashkëpunimin e disa viteve më parë.

Ashtu si shihet edhe në këto foto, Taulant Balla, si një mik i mirë i është afruar Kryemadhit dhe e ka shoqëruar në ecje me dorën në qafë. Të dy të ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanit, duket se ruajnë për njëri-tjetrin edhe më shumë sesa një respekt mes dy kolegësh me bindje të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al