2 Prill, 2023

Fotot nga paparazzi/ Takimet e Amarda Toskës me të motrën në rrugë. Si duket moderatorja në të përditshmen e saj pa make-up


Ndonëse prej kohësh është shkëputur nga ekrani, Amarda Toska mbetet ndër personazhet më të pëlqyera për publikun. Moderatorja ka treguar se edhe në rrugëtimin e saj në biznes, ka ditur të shkëlqejë.

amarda toska17

Por këtë herë, Amardën po e sjellim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, nën shkëlqimin e televizionit dhe të rrjeteve sociale. Paparaci ynë, ka mundur ta fotografojë moderatoren, në të përditshmen e saj.

amarda toska3

E veshur me ngjyra të errëta dhe gjithnjë me shumë stil, Ami është parë së bashku me motrën e saj, teksa duken tejet të përfshira në bisedën e tyre.

Duket se jeta si mama dhe si grua në biznes, e kanë kufizuar në lëvizjet e saj, ndaj edhe takimet me të motrën, i bën jashtë biznesit të saj. Të dyja vajzat janë parë për disa minuta në këmbë, duke folur me njëra-tjetrën.

amarda toska4

Gjithnjë në formë dhe plot sharmë, Ami ka treguar se edhe në të përditshmen vijon të mbetet nga femrat më të bukura të vendit tonë.

Ajo dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Shpesh prezantuesja ka folur për raportin e tyre, si bashkëpunëtor edhe partner.

amarda toska5

“Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatërmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk mund të zgjaste shumë. Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej”, tha ajo gjatë një interviste në “Natë me Aulonën”.

amarda toska6

Ami ka ndarë me të gjithë publikun një moment tepër të vështirë për të dhe Ermalin.

Në një intervistë me Aulona Mustën, Ami tregoi se si vajza e saj, Sia ka pësuar një djegie aksidentale dhe e ka përshkruar si një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.

amarda toska2

“Momenti më i vështirë për të ka qenë me vajzën. Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani.

Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme”, ka treguar Ami.

amarda toska7

Pak kohë më parë Ami foli edhe për mendimin e saj rreth ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Mendoj që nuk bëj asgjë, jam kjo që jam dhe kam ngelur po e njëjta se po të bëjmë gjëra, ndryshojmë.

Jam pro ndërhyrjeve estetike që ndihmojnë një defekt të lindur apo shërojnë një kompleks të femrave, siç mund të jetë hunda apo buzët, e për sa kohë e bëjnë me cakun e duhur, pra mos të ekzagjerohen. Nuk kanë pse ta fshehin, sepse u rritet vetëbesimi. Nuk mendoj se duhet fshehur ndërhyrja estetike.”

amarda toska14amarda toska12amarda toska11amarda toska10amarda toska9amarda toska8amarda toskaamarda toska1amarda toska15amarda toska13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al