16 Prill, 2023

Fotot nga paparazzi/ “Skënderbeu” i merr vëmendjen e Shakohoxhës, çfarë e “joshi” komentatorin sportiv tek skulptura


Nëse jo të gjithë e njihni si imazh, jemi të sigurt që zëri i tij është shumë i njohur për ju. Flasim për komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha.dritan shakohoxha2

Ndonëse ka hequr dorë tashmë nga komentimi, ai vijon të jetë i angazhuar me sportin, duke e bërë pjesë të jetës së tij si punë, por edhe si pasion.

Këtë herë, Shakohoxha është fotografuar nga paparaci ynë teksa shijon një telefonatë, duke ecur në rrugët e Tiranës. I veshur sportiv dhe krejt i vetëm, ai ka vijuar telefonatën, deri kur një skulpturë i ka tërhequr jo pak vëmendjen.

dritan shakohoxha4

Ashtu si shihet edhe në foto, duke kaluar pranë dyqaneve, ai ka parë një skulpturë të Skënderbeut, që i ka marrë të gjithë vëmendjen. Menjëherë ai ka ndaluar hapat, për ta parë me më shumë vëmendje këtë punim. Ndonëse nuk e ka hequr telefonin nga veshi, ai ka zgjedhur të kalojë kohë përpara “Skënderbeut”, ku edhe është mbështetur te pema përballë për ta shijuar disi më gjatë këtë pamje.

Gjithnjë i kursyer për jetën e tij private, daljet e Shakohoxhën janë të rralla. Pak kohë më parë, ai ka folur për rolin e tij si prind. Shakohoxha është shprehur se është bërë baba që në moshën 23-vjeçare, kur erdhi në jetë fëmija i tij i parë, Frenkli.

dritan shakohoxha

I pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, komentatori ka treguar për vështirësitë që ka kaluar kur i biri u përfshi në një aksident.

“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një aksident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qëndrojë pa gjumë, ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh dhe gjithçka kaloi”, ka thënë ai.

Pavarësisht se është kaq i njohur dhe i dashur për publikun, Shakohoxha është munduar ta mbajë sa më private të gjithë jetën e tij pas kamerave. Në dalje shumë të rralla mund ta kemi parë së bashku me bashkëshorten apo me fëmijët e tij.

Vetëm kohët e fundit komentatori i njohur është bërë gjysh për herë të parë. Emocionet ai ka zgjedhur t’i shpërndajë vetëm në rrjetet sociale, duke mos folur për këtë eksperiencë në publik. Sa i përket angazhimit të tij, sporti mbetet boshti ku dhe vërtitet karriera e gjatë.

dritan shakohoxha1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al