19 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Rishfaqen në rrugët e Tiranës Zerina dhe Pali Kuke, çifti i artistëve tashmë me një jetë të re në SHBA


Edhe pse kishin një jetë aktive profesionale në Tiranë, Zerina dhe Pali Kuke zgjodhën të lënë karrierat e tyre dhe të zhvendosen në Amerikë pranë fëmijëve. 

pali kuke bashkeshortja Zerina kuke3

Tashmë janë bërë gjyshër dhe dëshira për të qenë gjyshër jo në videocall, por me prezencë fizike, bëri që çifti të zgjedhë familjen duke sakrifikuar karrierën. Por me sa duket malli i bën që të rikthehen herë pas here, sepse papaprazzi ynë i ka fotografuar pak ditë më parë në rrugët e Tiranës.

pali kuke bashkeshortja Zerina kuke1

Që të dy duken akoma shumë në formë, pavarësisht orës biologjike, e cila është e pamëshirshme për të gjithë. Çifti Zerina dhe Pali Kuke janë pa dyshim një nga shembujt më të mirë, që kanë spikatur në rininë, pjekurinë, karrierën e tyre dhe vijojnë të jenë tërheqës edhe sot, si një frymëzim edhe për të rinjtë që aspirojnë televizionin.

pali kuke bashkeshortja Zerina kuke2

Pak muaj më parë ishte 60-vjetori i Televizionit Shqiptar dhe regjizori Pali Kuke publikoi një album me foto shumë interesante. Foto bardh e zi ku që të dy, përveçse të talentuar që në rini, duket që kanë qenë edhe mjaft të pashëm.

/Panoramaplus.al

pali kuke bashkeshortja Zerina kuke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al