14 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Radhën për të kërcyer e ka… Erion Veliaj


Nuk mund të kishte një festë në Tiranë pa praninë e kryebashkiakut. Madje, edhe pa energjinë e tij, që duket se shtohet në çdo event. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Veliaj, pasi ka mbyllur organizimet deri në detaj të koncertit, e shijoi si publik. E natyrisht që si publik, ai nuk e ka ndaluar kërcimin.

Gjithnjë një tip sportiv e praktik, kryebashkiaku i Tiranës ka shijuar atmosferën, duke dhuruar shfaqje për të pranishmit. Sigurisht që pamja është e rrallë, ndaj edhe paparacit tonë nuk kishte sesi t’i mungonte një shkrepje, teksa Veliaj është duke kërcyer krejt i relaksuar nga pesha e detyrës që mban. Në krah të tij kanë qenë Kryeministri Rama, Presidenti Begaj, ministrat e qeverisë e shumë kolegë të tij kryebashkiakë.

Ndoshta më energjiku dhe më sportivi ndër ta, Erioni nuk ka ngurruar aspak të performojë në skenën e ngritur në sheshin “Skënderbej”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al