22 Janar, 2023

Fotot nga paparazzi/ Pas minifundeve, deputetja me pelush luksoz


Duhet thënë se emri i saj është ndër më të lakuarit në Kuvend dhe sigurisht jo për performancën e bërë si deputete, por për performancën jashtë selisë. Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit.

Të gjithë e mbajmë mend foton e saj me fustanin ekstravagantë mbi gju në Parlament. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëseje. Por, mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend.

Megjithatë shfaqjet e saj ekstravagante vijojnë, vetëm se këtë herë jo me fustan të shkurtër, por me këtë pelush, që duket kaq luksoze. Nuk dihet çmimi i veshjes së saj, por nga ajo që ne mund të dallojmë duket si një veshje e kushtueshme për deputeten e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al