18 Shtator, 2022

Fotot nga paparazzi/ Opozita e bashkuar… edhe me puthje


Patjetër që opozita ka pasur një moment të vështirë politik. Mes shumë ngjarjeve që ka përfshirë këtë parti, shpesh kemi parë edhe ndasi mes deputetëve të të njëjtin krah. Por duket se gjithçka ka mbetur pas dhe tashmë selia blu gëzon një raport të shëndoshë jo vetëm si opozitë, por edhe mes njëri-tjetrit.

Rasti më i mirë për këtë është kjo foto. Ashtu siç shihet, Flamur Noka dhe Ina Zhupa janë takuar jo vetëm si dy kolegë, por edhe si dy miq të mirë. Takimi miqësor është zhvilluar në oborrin e Kuvendit, ku dy deputetët e Partisë Demokratike janë takuar duke u puthur edhe në faqe.

E nëse kjo nuk tregon raportin e mirë që kanë si kolegë, por edhe si miq, nuk dimë se çfarë tjetër do ta demonstronte. Duhet thënë se të tilla takime janë në stilin e Partisë Socialiste më së shumti, por duket se tashmë edhe ligjvënësit e djathtë kanë filluar të forcojnë pozitat e tyre miqësore, natyrisht edhe ato politike, duke u rikthyer më të bashkuar në këtë sesion të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al