3 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Olsian Çela larg detyrës si kryeprokuror, drekon me miqtë e tij “i çliruar” nga kostumi zyrtar


Nuk ndodh shpesh që kryeprokurorin Olsjan Çela ta shohim jashtë kornizave të detyrës së tij. Por këtë herë, ai nuk i ka shpëtuar paparacit të “Panorama Plus”.

Gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë Olsjan Çelën të veshur me kostumin e tij klasik. Kryeprokurori është shfaqur së fundmi krejtësisht ndryshe në përditshmërinë e tij, ku duhet të themi se vështirë që të njihet në rrugë. Çela është fotografuar duke drekuar me miqtë e tij në një nga restorantet e Tiranës. Ndonëse jemi mësuar shpesh ta shohim në profil zyrtar, këtë herë kryeprokurori vjen më “casual”.

Çela duket i relaksuar teksa bisedon me miqtë e tij. Olsjan Çela u zgjodh në fund të 2019 kryeprokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, duke zënë kështu vendin që më parë e mbante përkohësisht Arta Marku. Çela ishte i pari në listën që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit, pasi mori më shumë pikë gjatë procesit të intervistimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al