6 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Nën ethet e “Foltores”, Edi Paloka lë pas dore veshjen në Parlament


Në gati dy muaj që po vijon “Fotorja” e ish-Kryeministrit Sali Berisha nëpër Shqipëri, deputeti dhe një nga eksponentët me më shumë karrierë në Partinë Demokratike, Edi Paloka, jo vetëm që i ka dalë në krah Berishës, por edhe e shoqëron në çdo qytet ku zhvillohen bisedat e Berishës me anëtarësinë e Partisë Demokratike. 

edi paloka1

Tashmë duket se turit po i vjen fundit, pasi përkrahësit e Berishës kanë firmosur për një Kuvend më 11 dhjetor. Siç dihet, një nga organizatorët më aktivë është edhe Paloka.

Madje, ai ka patur një angazhim të shtuar edhe sepse mbante të gjithë dokumentacionin, të cilin gazetarët ia kërkonin vazhdimisht për të verifikuar firmat e nismëtarëve të Kuvendit.

Tashmë kanë mbetur pak ditë dhe Paloka duhet të lërë vend në axhendën e tij edhe për jetën parlamentare. Dhe në këtë vrap angazhimesh, këmisha dhe kollarja duket se ka dalë tepër, kështu që me një triko mbaron punë më shpejt.

/Panoramaplus.al

edi paloka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al