12 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Ministri Çuçi, mik i të gjithëve, shtrëngon duart me kundërshtarët


Javë pas jave, Bled Çuçi është pjesë e kronikës sonë. Duket se ministri i Brendshëm është mik me të gjithë, pa pasur ndasi politike. Këtë herë, paparaci ynë e ka fotografuar Çuçin, teksa përshëndetet miqësisht me një tjetër ish-ministër.

 

Ashtu siç shihet edhe në foto, dy politikanët “kundërshtarë” kanë shkëmbyer duart në oborrin e Parlamentit, duke lënë pas ndasitë politike. Ky nuk është rasti i parë që shohim Çuçin të tregohet miqësor me një politikan nga kampi tjetër dhe me gjasa nuk është as hera e fundit që do ta shohim të sillet me qytetari në oborrin e Parlamentit dhe jo vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al