22 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Mënyra e veçantë, me të cilën Evis Kushi përshëndet Mike Pompeo


Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte në Tiranë për një vizitë të veçantë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ish-sekretari Pompeo mori edhe titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Natyrisht që gjatë vizitës nuk kishin sesi të mungonin edhe takimet e niveleve të larta. Pas takimit me Ramën, ai pati mundësinë të njihej edhe me disa nga ministrat e kabinetit.

Në këtë foto është momenti teksa ai ka takuar dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ashtu siç shihet edhe në këtë shkrepje, ministrja ka zgjedhur ta përshëndesë Pompeon me dorën në zemër. E ndikuar edhe nga rregullat e pandemisë, ajo ka zgjedhur që mos të ketë kontakt fizik me zyrtarin e lartë. Por ajo që gjatë pandemisë ishte një nga këshillat më të rëndësishëm për ne shqiptarët, është edhe një mënyrë përshëndetjeje e respektueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al