7 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Kadidat për Avokat i Popullit, Altin Goxhaj shfaqet në Konvetën e Partisë së Lirisë


Altin Goxhaj është kandidati zyrtar i opozitës për Avokatin e Popullit.

“Sot dorëzova nënshkrimet e 38 deputetëve të Opozitës nga PD (nga Sali Berisha tek Dhurata Çupi, nga Tomorr Alizoti tek Sajmir Koreshi, dmth i gjithë spektri i PD), nga LSI, PDIU, LZHK dhe PR. Kushti Ligjor për të kandiduar është 28 firma deputetësh por unë dorëzova plot 38.

38 Deputetët e Opozitës treguan këtë muaj që bashkohen tek kandidatura ime dhe besojmë që në Shtator 2022 do të vendosim Rilindjen dhe Mafien Soros në hall të madh për të shkelur ligjin që të mos më japin mua vulën e Avokatit të Popullit të tmerruar për raportet në anglisht që do të dërgoja në të gjitha kancelaritë, parlamentet dhe institucionet e të drejtave të njeriut në Europë dhe SHBA për Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë”, u shpreh ai pak kohë më parë në media.

Por duket se pas kandidimit të tij, Goxhaj është shfaqur në Konventën e Partisë së Lirisë. Si një opozitar i vërtet, duket se ai nuk lë aktivitet politik pa marrë pjesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al